BotaRajoni

Kaos në Liban, protestuesit i vendosin flakën bankave – Abc News

schedule12:52 – 16 Shkurt, 2023

Disa dhjetëra protestues libanezë u vunë zjarrin bankave në një lagje të Bejrutit sot dhe bllokuan rrugët për të protestuar kundër kufizimeve jozyrtare në tërheqjen e parave dhe situatës ekonomike të përkeqësuar me shpejtësi të vendit.

Protestuesit synuan të paktën gjashtë degë bankash pasi monedha libaneze shënoi rënie rekord kundrejt dollarit. Që nga viti 2019, bankat e vendit kanë vendosur kufizime për tërheqjen në dollarë amerikanë dhe monedhën libaneze, megjithëse këto nuk janë zyrtarizuar në ligj, duke i bërë depozituesit të kërkojnë akses në paratë e tyre përmes apelimeve ose me force.

Që nga ai vit, kur sektori financiar i vendit ka shënuar rënie, dhe monedha libaneze ka humbur më shumë se 98% të vlerës së tij. Kursi i këmbimit sot ishte rreth 80 mijë paund për një dollar, ndërsa dy ditë më parë arriti në 70 mijë paund për një dollarë.

Kjo rënie e re e monedhës së Libanit nënkupton një rritje të çmimeve të benzinës. Tashmë më shumë se 80% e popullsisë së vendit jeton nën kufirin e varfërisë. Nga viti 2021, autoritetet libaneze kanë hequr subvencionet e qeverisë për karburantet dhe produktet bazë si mielli dhe ilaçet.

Në përgjigje të kësaj rritje të çmimeve, dhjetëra taksistë bllokuan të mërkurën rrugën para Ministrisë së Brendshme në Bejrut për të protestuar për uljen e të ardhurave të tyre.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button