Lajme

Krasniqi: Astritin e patën për fushata elektorale

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se rastin e Astrit Deharit e ka shfrytëzuar vetëm për fushata.

“Ende pa ardhë Albin Kurti n’pushtet, kemi paralajmëru që nuk do ta zbardhë rastin e Astritit. Kemi kërku drejtësi tash e 2 vjet e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend. Çdo ditë që po kalon, po dëshmohet pa dyshim, që le që këta nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë. Sepse, nuk u konvenon. Astritin e patën për fushata elektorale. E kur ato u kryen, nuk u duhet më. Përveç përkujtimeve hipokrite tek varri i tij. Por ne s’do t’i lëmë të qetë, pa e sjellë drejtësinë. #drejtesiperAstritin”, shkruan Krasniqi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

 

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button