Lajme

Kthehet nga Turqia ekipi i Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, flet Shala për misionin e tyre

Kthehen në Kosovë nga Turqia gjashtë pjestarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Ata morën pjesë në misionin e kërkim-shpëtimit në qytetitn turk Hatay pas tërmetit të 6 shkurtit, ku mbetën dhjetëra mijëra persona të vdekur.

Gjatë misiot të tyre, ata pos të viktimave nxorën edhe dhjetëra persona të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave, mes tyre edhe një tre-vjeçare pas 10 ditësh.

Një nga anëtarët e Shoqatës, Fanol Shala në prononcim për Klankosova.tv tha se ishte një ndër misionet më të dhimbshme në jetën e tij dhe të grupit.

“Përjetimet më të rënda kanë qenë në Turqi. Shpresoj mos t’i ndodhë asnjë populli ajo që ka ndodhur në Turqi. Ka qenë mision i vështirë dhe dëshpërues nxjerrja e trupave të vdekur”, tha Shala.

Mirëpo, ai tha se shpresa kthehej kur gjenin njerëz të gjallë dhe i shpëtonin, sidomos rasti me shpëtimin e një tre-vjeçareje pas 10 ditësh.

Shala theksoi se momenti me vajzën tre-vjeçare ishte i ndjeshëm, meqenëse ekipet tjera e kishin lënë te personat e vdekur pas nxjerrjes.

“Pasi e nxorrëm vajzën tre-vjeçare u mbushëm me shpresë dhe vazhduam tutje. Por, ndërkohë e dëgjojmë një ushtar turk duke bërtitur dhe kuptojmë se ai rastësisht kishte zbuluar trupin nga qesja dhe e kishte parë që është e gjallë dhe kishte bërtitur duke kërkuar një mjek. Kuptuam se ekipet tjera e kishin dërguar te personat e vdekur dhe menjëherë mjeku i grupit tonë i dha ndihmën e parë se kishte puls dhe erdh ambullanta ta rianimojë. Kemi arritur të nxjerrim shumë njerëz të gjallë, por rasti me këtë vajzë ishte i veçantë”, tregon Shala.

Ekipin e SHKKSH-së pos familjarëve në aeroport, i priti edhe ambasadori turk në Kosovë, Tunç Angılı.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button