Show-Biz

Luizi kundër martesave të së njëjtës gjini, debaton me Kiarën rreth emërtimeve ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’

Mbrëmjen e së mërkurës është diskutuar për një sërë temash në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Banorët kanë realizuar një “talk show”, ku kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me çështje të caktuara.

Mes temave të diskutuara kanë qenë dhe lidhjet dhe martesat mes gjinisë së njëjtë, ku shumë prej banorëve janë deklaruar pro.

Por këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka shprehur qëndrimin e tij kundër kësaj çështjeje, duke i cilësuar si abnormale martesat mes gjinisë së njëjtë.

“Kur i shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion dhe më thotë djali: O babi pse puthen ata njësoj siç puth ti mamin? Çfarë t’i them. Është jo normale”, tha Luizi kur u pyet mbi këtë temë.

Ndërkohë krejt qëndrim të kundërta ka pasur partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito, e cila është treguar e mirëkuptueshme ndaj komunitetit LGBT+.

Një tolerancë të tillë ajo ia kërkoi edhe Luizit, mirëpo i njëjti denjoi që të ndryshonte qëndrimin e tij. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button