Sport

Ne do të kthehemi në fushë dhe të fitojmë përsëri – Abc News

schedule19:29 – 16 Shkurt, 2023

Arsenali dështoi të siguronte qoftë edhe 1 pikë mbrëmjen e djeshme në “duelin” për vendin e parë të Premier League, teksa u “zhdëp” me rezultatin 1 me 3 nga Manchester City me gola të De Bruyne, Grealish dhe Haaland.

Mirëpo, kjo humbje duket se nuk e ka “shqetësuar” mjaftueshëm kapitenin e “topçinjve”, norvegjezin, Martin Odegaard, i cili pas ndeshjes i ka kërkuar ekipit të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë punën për titullin ndeshje pas ndeshje.

“Ne duhet të mbajmë qetësi, të vazhdojmë të punojmë shumë dhe ta bëjmë atë ndeshje pas ndeshje. Ne vetëm duhet të kthehemi në fushë të shtunën dhe të fitojmë përsëri, kjo është e gjitha. E mira është se ndeshja e radhës vjen shumë shpejt. Ishte një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të mira, në një atmosferë të pabesueshme.”,- është shprehur kapiteni i Arsenal. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button