Lajme

Nënat ruse mbledhen për t’i dërguar mesazh Putinit për djemtë e tyre në luftë

Nënat ruse i dërguan mesazh presidentit Putin, duke thënë se ata me dy-tre ditë trajnim kanë shkuar të luftojnë, pa veshmbathje të duhur, pa kujdes shëndetësor.

“Djemtë tanë ka një vit që janë në shërbim dhe nuk kanë asnjë ditë të lirë të kthehen për vizita në Rusi. Për luftë duhet përgaditje ushtarake, por ata kaluan vetëm 3 ditë trajnim ushtarak”, thanë ato, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.

Mirëpo, Nina Khrushcheva, stër-stërmbesa e ish liderit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, ka reaguar ndaj videos që po qarkullon në televizionin shtetëror rus të një grupi prej nënave, të cilat ankohen për kushtet në të cilat po luftojnë djemtë e tyre.

“E di që jemi në pozitë të vështirë me luftën aktuale të Putinit, sepse Rusia nuk ka qenë në luftë që nga Lufta e Dytë Botërore. E di që është e vështirë dhe po mundohemi për të mirë dhe nuk po e fshehim. Putin  po vepron njësoj, duke pranuar gabimet dhe duke çuar përpara lojën se po luftojmë për të mirën e popullit. Ai takohet rregullisht me zyrtarët e tij dhe u jep urdhërat që të zgjidhin të gjitha problemet në të gjitha regjionet e luftës, sepse çdo gabim duhet të ndreqet”, thotë Khrushcheva për CNN.

 

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button