Sport

Përplasje ikonike mes Barcelonës dhe Manchester United, ja të gjitha ndeshjet e sotme – Abc News

Sot është një ditë ku ndeshjet nuk kanë fund. Europa League vjen sot me 8 sfida tepër interesante, ku më e spikatura është vetëm një.

Barcelona pret sot në në shtëpi “Djajtë e Kuq” të Erik ten Hag. Kjo nuk do të jetë asapk një sfidë e lehtë. Në fakt, Barcelona cilësohet favorite ndaj Manchester United. Katalanasit ndodhen në një formë shumë të mirë dhe kryesojnë La Ligën me 56 pikë, 8 më shumë se vendi i dytë që është Real Madrid. Djemtë e Xavit kanë pasur një formë shumë të mirë, pasi në 5 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll, ata regjistrojnë vetëm fitore.

Nga ana tjetër, Manchester United po ndjek një ecuri pozitive dhe që nga ardhja si trajner e Erik ten Hag, “Djajtë” janë zgjuar dhe sot aktualishtë në Premier League ata pozicionohen në vendin e tretë me 46 pikë, 5 pikë më pak se Arsenali dhe Mancheter City.

Xavi pritet të ketë sot dy mungesa të rëndësishme si Busquets dhe Dembele. Por, mungesat ndihen më shumë nga pala angleze. Ten Hag ka një duzinë mungesash. Eriksen, Martial, Lisandro Martinez, McTominay, Sabitzer dhe Van de Beek. Në pikëpyetje është gjendja e Antony, i cili nuk dihet nëse do të jetë apo jo në dispozicion të teknikut holandez.

Formacionet e mundshme:

Barcelona : Ter Stegen, Kounde, Araujo, Christensen, Balde, Pedri, De Jong, Kessie, Raphinha , Lewandowski, Gavi.

Manchester United : De Gea, Shaw, Varane, Maguire, Dalot, Fred, Casemiro, Rashford, Bruno Fernandes, Sancho, Weghorst.

Të gjitha ndeshjet në Europa League dhe Conference League

/ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button