BotaRajoni

Presim një sulm të madh më 24 shkurt – Abc News

schedule11:44 – 16 Shkurt, 2023

Ditën e djeshme janë rritur edhe më tej tensionet në Ukrainë, si dhe dyshimet se vala e dytë e shumëpërmendur e Moskës po afron gjithmonë e më shumë. Alarmet ajrore janë dëgjuar pothuajse në  çdo qytet të Ukrainës, edhe ato më larg nga epiqendra e konfliktit, rajonet e Luhanskut dhe Donjeskut.

Shpërthime dhe sulme ndaj infrastrukturave janë regjistruar kudo, nga qyteti më i rëndësishëm i pjesës perëndimore, Lviv, por edhe në zonën qendrore të Poltavës, ndërkohë që alarmi pati edhe në kryeqytetin Kiev, ku disa balona, të përdorura për spiunazh nga rusët u rrëzuan nga përgjigjja kundërajrore ukrainase.

Ndërkohë, duket se mund të jetë pikërisht 24 shkurti që kujton fillimet e operacioneve ruse në Ukrainë që mund të shënojnë edhe fillimin e valës së dytë të konfliktit.

Këtë e pohon edhe Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit Kombëtar për Sigurinë.

Prej javësh, analistët përmes pamjeve satelitorë kanë pikasur një rritje domethënëse të mjeteve ushtarake ruse në kufi me Ukrainën, ndërkohë që numri i ushtarëve të Moskës në fushëbetejë kalon tashmë 360 mijë personat.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button