Shqiperia

Sekuestrohen dhjetëra fara narkotike, pranga 24-vjeçarit në Durrës – Abc News

Një 24 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit ndërsa një 22 vjeçar është vënë nën hetim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Pas kontrollit në automjetin e tyre, policia gjeti një sasi farash kanabis sativa, të cilat do të kultivoheshin në zona të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen dhjetëra fara narkotike. Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që i transportonte farat me automjet.

Procedohet penalisht një 22-vjeçar, pasi u kap në automjetin që drejtonte i arrestuari, duke konsumuar lëndë narkotike.

Në vijim të kontrolleve dhe si rezultat i administrimit në kohë reale të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, evidentuan dhe goditën në fazën fillestare, një rast të veprimtarive kriminale në këtë fushë.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 22 vjeç, banues në Kullë, Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues 24-vjeçarin dhe ku ishte pasagjer shtetasi F. L. Si rezultat i kontrollit në këtë automjet, u gjet dhe u sekuestrua, një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat do të kultivoheshin në zona të ndryshme. Gjithashtu, në këtë automjet u konstatua shtetasi F. L., teksa konsumonte lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button