Shqiperia

Tërmeti tragjik, Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë – Abc News

schedule07:19 – 16 Shkurt, 2023

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kryeministri Edi Rama telefonoi live gjatë fushtaës sensibilizuese “Turqia një zemër” që u transmetua njëherësh në disa kanale televizive të Turqisë, kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti tragjik i pak ditëve më parë.

Teksa bëri me dije shifrën e dhuruar, kryeministri theksoi se nuk ka harruar se çfarë bëri Turqia dhe Erdogan për tërmetin e 2019-ës. “Ne dërguam ekipet tona të ndihmës për të ndihmuar sa të mundëm. Ne e dimë se jemi një vend i vogël. Nuk kemi harruar atë që Turqia dhe Erdogan bëri për ne në tërmetin e 2019.

Ne bëmë maksimumin për të mbështetur popullin turk. Jemi gati ta bëjmë. Falë përpjekjeve fantastike të Turqisë, jam i sigurt se gjithçka do të jetë e suksesshme. Ne po dhurojmë 1 milion euro në emër të popullit shqiptar”, tha Rama.

 

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button