Sport

VIDEO/ Ajax dhe Union Berlin e mbyllin me barazim, Rennes “shtanget” nga ukrainasit e Shakhtar – Abc News

schedule21:12 – 16 Shkurt, 2023

Kanë përfunduar dhe 2 sfida të tjera të vlefshme për raundin e 1/16-ve, të UEFA Europa League, ku Ajax dhe Union Berlin kanë ndarë barazimin 0 me 0, ndërsa Rennes është “shtangur” nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk me këta të fundit, që triumfuan me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Ajax dhe Union Berlin e mbyllën sfidën e parë të fazës eleminatore të Europa League me rezultatin 0 me 0, pas një loje të qetë dhe pa shumë raste nga të dyja ekipet. E vetmja “shkëndijë” ishte goli i gjermanëve në minutën e 65’-të i shënuar nga Thorsby, por pas një rishikim me sistemin VAR goli u anullua pas një prekje me dorë, duke e lënë rezultatin në 0 me 0, ashtu si dhe ndeshja përfundoi.

Në krahun tjetër Shakhtar Donetsk mori një fitore shumë të rëndësishmë në rrugën drejt trofeut, teksa mundi në “shtëpi” mysafirët francezë të Rennes. Dy gola në pjesën e parë fillmishit nga Kryskiv në minutën e 11’-të dhë më pas Bondarenko me penallti në minutën e 46’-të mjaftuan për t’i dhënë fitoren urkainasve edhe pse francezët ngushtuan diferencën në 2 me 1, në minutën e 59’-të, falë kameuranit Karl Toko-Ekambi.

Kujtojmë se, ekipet do t’i kenë ndeshjet e radhës javën e ardhshme, mbrëmjen e 23 shkurtit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Shakhtar Dontesk 2-1 Rennes

Ajax 0-0 Union Berlin




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button