Sport

VIDEO/ Elche “dorëzohet” përballë madrilenëve, “galaktikët” triumfojnë me “poker” – Abc News

schedule23:41 – 15 Shkurt, 2023

Ka përfunduar me rezultatin e thellë 4 me 0, përballja e Kampionatit spanjoll, La Liga, mes Real Madrid dhe Elche, me këta të parët që janë treguar të “pamëshirshëm”, ndaj një rivali si Elche.

Tre gola në pjesën e parë mjaftuan për “blinduar” 3 pikët. Fillimisht Asensio në minutën e 8’-të dhe një dopietë e “Topit të Artë”, Karim Benzema në minutat 31’-të dhe 46’-të mjaftuan për të treguar dominancën “galaktike”.

Për të vulosur rezultatin 4 me 0 mendoi Luka Modric, i cili shtoi emrin e tij në listën e golashënuesve në minutën e 80’-të, të sfidës, duke shënuar kështu një tjetër fitore me “poker” për statistikat e madrilenëve.

Me këtë fitore Real Madrid arrin në kuotën e 48 pikëve dhe tashmë ndodhet 8 pikë larg nga kryesuesit e Kampionatit, “blaugranave” të Barcelonës. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button