Sport
Barcelona në ankth për Pedrin, rrezikon të mungojë rreth 1 muaj – Abc News


schedule12:40 – 17 Shkurt, 2023
Në sfidën e djeshme të Barcelonës kundër Manchester United, sfidë e vlefshmë për fazën me eliminim direkt në Europa League, Pedri u dëmtua dhe u largua nga fusha e lojës.
Kjo ngjalli frikë te Xavi, pasi Pedri është një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij.
Klubi katalanas nuk ka komunikuar ende se sa kohë do të duhet të rikuperohet, por talenti spanjoll rrezikon të paktën një muaj jashtë fushave dhe të humbasë gjashtë ndeshjet e ardhshme./ h.l//abcnews.al