Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së, Murat Mehmeti: Kemi mundur ta kemi Kosovën më të mirë (VIDEO)

Ish-ushtarë të UÇK-së, Murat Mehmeti, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, në urimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndër te tjera tha duhet të jemi më të bashkuar dhe të punohet për shtetin.

Ai gjithashtu tha se kemi mundur që të kemi Kosovën më të mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Kemi menduar që duhet të jetë edhe më mirë, kemi pasur mundësi, i kemi pasur të gjithë parametrat që të jetë më mirë, më të zhvilluar, më të bashkuar. Ne shqiptarët duhet të jemi të bashkuar e të punojmë për shtetin, ashtu siç na ka hije”, u shpreh tutje ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Mehmeti tutje e ka konsideruar edhe si mungesë të madhe mungesën e krerëve të UÇK-së.

“Për të gjithë shqiptarët që kanë një pikë gjaku, që mendojnë që jemi shqiptarë të vërtetë, është një mungesë e madhe. Ata kanë dhënë gjithçka për këtë vend, e tani ata të jenë mungesë në këtë vend është mëkat i madh, është një mungesë e madhe”, tha ai.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button