Lajme

Kelmendi konfirmon se sezoni  dytë i Big Brother VIP Kosova do të fillojë këtë vit

Drejtori i Përgjithshëm në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka konfirmuar se reality-show më i përfolur dhe më i shikuar në muajt e fundit, Big Brothet VIP Kosova, do ta ketë edhe sezonin e dytë, i cili pritet të filloj këtë vit.

Përderisa përmendi sukseset e panumërta të gjigantit mediatik, Klan Kosova, Kelmendi tha se pavarësisht se sa i sukseshëm po del të jetë edicioni i parë i Vëllait të Madh, i dyti do jetë edhe më i sukseshëm.

“Nuk mjaftohemi me ato që kemi arritur. Projekti i fundit, që është më i madhi në historinë e televizioneve kosovare, formati televiziv më i popullarizuari në botë, për herë të parë në Kosovë, Big Brother, i cili tash ka hyrë finale, në muajin e fundit, me shumë sukses, ka qenë një nga arritjet e fundit. Një vit e ca më herët ishte po ashtu radioja Klan Kosova FM, aty ku dëgjohemi jemi të parët. Kthimi i sezonit të dytë të Big Brother besoj se do të jetë brenda këtij viti, me po aq sukses, natyrisht se ne kemi bërë përgatitjet edhe me ekipet profesionale nga Holanda dhe gjithë këshilltarët, por kemi mësuar shumë edhe nga vetë përvoja e bërjes së punës. Sigurisht, pavarësisht se sa i suksesshëm është edicioni i parë, unë besoj se i dyti do të jetë edhe më i suksesshëm”, deklaroi Kelmendi në Ora 7 të Klan Kosova, përderisa po festohet përvjetori i 14-të i themelimit të Klan Kosova dhe përvjetori i 15-të i Pavarësisë së Kosovës.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button