Shqiperia

“Krenar që mbaj këtë emër të fuqishëm”, flet i riu që quhet Isa Boletini – Abc News

schedule11:37 – 17 Shkurt, 2023

Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku ka udhëtuar drejt Zveçanit të Kosovës, në fshatin Boletin, ku edhe ndodhet kulla e Isa Boletinit. Ajo pati mundësinë që të fliste me disa persona që i përkasin brezit të komandantit legjendar, të cilët shprehen mirënjohje për kontributin që ai ka dhënë për vendin.

I pranishëm ishte edhe një djalë të ri nga brezi i katërt i komandantit, i cili ka pasur fatin të trashëgojë këtë emër të madh. I pyetur se si ndihet për këtë, ai tha se për të është krenari që mban mbi supe këtë emër të madh. “Unë ndihem shumë krenar që mbaj mbi supe një emër kaq të madh.

“Jam shumë i dhënë që ta çoj sa më lart këtë emër. Ky emër drithëroi mijëra serb në stadiumin në Beograd dhe kam qenë objekt i kontrollit nga policia serbe kur kam kaluar kufirin për shkak të emrit, edhe sot ndihet kjo urrejtje.”, tha mes të tjerash ai për gazetaren e Abc News. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button