BotaRajoni

Një burrë është shpëtuar nën rrënoja 11 ditë pas tërmetit në Turqi – Abc News

schedule18:43 – 17 Shkurt, 2023

Në një kohë kur shpresat për të shpëtuar të mbijetuar në Turqinë juglindore të goditur nga tërmeti pothuajse janë zhdukur, njëmbëdhjetë ditë pas goditjes vdekjeprurëse të tërmetit, “mrekullitë” në rrënojat nuk ndalen.

Një burrë u shpëtua sot nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën jugore të Hatay, 11 ditë pasi një tërmeti shkatërrues goditi rajonin javën e kaluar, duke vrarë më shumë se 43,000 njerëz në Turqi dhe Siri, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Ndërsa disa ekipe ndërkombëtare të shpëtimit janë tërhequr nga zonat e goditura, të mbijetuarit po shpëtohen nga rrënojat, duke sfiduar të gjitha gjasat.

Një djalë 12-vjeçar që mbeti për 260 orë nën rrënoja në provincën Hatay u shpëtua nga shpëtimtarët dhe vullnetarët që nuk reshtin së kërkuari për jetë njerëzish. Ky është Osman Halebige, i cili u shpëtua në lagjen Ekinci dhe u dërgua me urgjencë në spital, siç raporton Anadolu Agency.

Megjithatë, djali i vogël nuk ishte i vetmi që arriti të mbijetonte për kaq shumë ditë nën rrënoja. Pak orë më parë, 29-vjeçarja Neslihan Kiliç arriti të nxirret e gjallë pas 258 orësh. “Falë Zotit motra ime mbijetoi. Ata thonë se ajo ishte e vetëdijshme, por ne nuk kemi mundur ta shohim ende”, tha Yusuf Yalginoz. Mjeku Mohamed Semih Gedik, i cili ekzaminoi 29-vjeçaren, tha se vajza u përmend dhe pyeti për të afërmit e saj. Doktori siguroi se gjendja e saj është e qëndrueshme. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button