Sport

Ofertë zyrtare nga Katari për blerjen e Manchester United! – Abc News

schedule22:14 – 17 Shkurt, 2023

Me deklaratën e tij, Sheikh Jassim Mohammed Al Thani njoftoi dorëzimin e një oferte zyrtare nga Katari për blerjen e Manchester United.

Konkretisht, oferta është dorëzuar pak para përfundimit të afatit të vendosur nga familja Glazer dhe në këtë mënyrë grupi i investitorëve nga Katari bëhet kandidati i dytë kryesor për blerjen e “djajve të kuq” pas Jim Ratcliffe, shkruan abcnews.al.

Siç thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Sheikh Jassim Bin Hamad Bin Jaber Al Thani, qëllimi i grupit të investitorëve nga vendi arab është kthimi i Manchester United në kohët e lavdisë dhe suksesit të dikurshëm.

Gjithashtu theksohet se investimet do të kenë të bëjnë jo vetëm me departamentin e garave, por edhe qendrën stërvitore, Old Trafford, ekipin e femrave dhe në përgjithësi gjithçka që lidhet me funksionimin dhe strukturën e klubit, ndërsa më shumë detaje për sasinë dhe detajet e oferta do të bëhet e ditur kur të gjykohet e nevojshme. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button