Sport

“Paguani ose them gjithçka”, skandali mes nënkryetarit të arbitrave dhe Barcelonës – Abc News

schedule14:28 – 17 Shkurt, 2023

Skandali i Barcelonës sa vjen dhe bëhet më i rëndë në lidhje me pagesat për arbitrat spanjollë.

“El Mundo” ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja, ku Jose Maria Enriquez Negreira, në atë kohë nënkryetar i panelit të arbitrazhit të La Ligës, do t’i kishte shkruar presidentit të atëhershëm të Barçës, Josep Maria Bartomeu, duke e kërcënuar atë se do të zbulonte të gjitha parregullsitë e kryera nga klubi për të cilat ai personalisht kishte pasur dijeni.

Shuma e konsulencës së paguar nga Barcelona për kompaninë e Negreira do të rritej në një total prej 6,659,488 euro nga 2001 deri në 2018, nën presidencën e Gaspart, Laporta, Rosell dhe Bartomeu.

Një hetim, pas një kontrolli tatimor, midis vitit 2016 dhe 2018, klubi katalanas i kishte paguar pothuajse 1.4 milionë euro një kompanie private që i atribuohej pikërisht nënkryetarit të shoqatës së arbitrave spanjollë.

Barcelona ka nisur menjëherë mbrojtje. Klubi do të marrë masa ligjore kundër kujtdo që prish imazhin me insinuata të mundshme që mund të rrjedhin nga ky informacion. Ndërsa presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, siguroi se në nivel sportiv nuk mund të ketë sanksione disiplinore sepse kanë kaluar 5 vjet dhe gjithçka ka kaluar tashmë./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button