Lajme

Pamje rrëqethëse nga parakalimi i FSK-së dhe Policisë (VIDEO)

Me rastin e 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, si çdo përvjetor tjetër, bënë parakalimin e tyre, në sheshin e Prishtinës.

Me lejen e Komandantes Supreme, Vjosa Osmanit, të gjitha njësitë e FSK-së dhe Policisë, parakaluan pranë qytetarëve të shumtë që shikonin me ngazëllim, raporton Klankosova.tv.

Para fillimit të parakalimit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbajtën fjalime rasti, ku përgëzuan FSK-në dhe Policinë për të arriturat, si dhe përmendën aksionin e fundit të FSK-së, të cilët shkuan në Turqi për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet.

Presidentja Osmani po ashtu përmendi profesionalizmin e Policisë, për të mbajtur nën kontroll situatën tensionuese në veri të vendit, në muajin dhjetor.

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button