Hapet Qendra e Inovacionit, Instabuilt prodhon dhe eksporton në botë shtëpi druri (VIDEO)

Iu duhet një ditë për ta prodhuar, e vetëm tri orë për ta montuar.
Këto shtëpi druri të krijuara nga kompania InstaBuilt, destinacion kanë vendet e Evropës dhe Amerikës Veriore.
Andaj, për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u bë hapja e qendrës së inovacionit në Milloshevë të Obiliqit.
“InstaBuilt kompleksi është i përbërë prej tri pjesëve: qendra e inovacionit, fabrikave dhe demoparkut”, ka thënë Mentor Pllana, aksionar i InstaBuilt.
Sipas tij, në këtë qendër do të mbahen trajnime për jetesën në të ardhmen, edukimin e dizajnin industrial, teksa do të ketë edhe certifikime.
Përveç në Milloshevë, kompania Instabuilt qendrën tjetër e ka në Teksas të SHBA-së, atje ku mblidhen të gjitha lëndët e nevojshme, përpunohen dhe më pas janë të gatshme për montim.
Ndërkohë, furnizimin me materiale e bëjnë nga 22 kompani.
Por, sipas pronarit, tashmë u ndryshua ndërtimi i shtëpive, nga ajo me bazë karboni, te druri.
Këto shtëpi, për shkak të peshës që kanë janë edhe më qëndrueshme ndaj lëkundjeve sizmike.
Shtëpitë që u quajtën fluturuese, janë rezistente edhe ndaj temperaturave.
InstaBuilt vetëm në linjën e prodhimit ka të angazhuar 150 punëtorë, e që ky numër deri në fund të vitit pritet të arrijë në mbi 300. Pos tyre janë edhe 80 të tjerë në dizajn e inxhinieri.
Ky artikull është i sponsorizuar!
Source link