Hugh Jackman: Australia do të bëhet republikë, është e pashmangshme

Aktori australian me famë botërore Hugh Jackman thotë se është e paevitueshme që Australia do të shpallet republikë në të ardhmen.
Gjatë një bisede me gazetaren e BBC-së, Laura Kuenssberg, Jackman tha se ndarja nga Familja Mbretërore “do të ishte pjesë e natyrshme e evolucionit”.
Mirëpo, ylli i filmave Marvel, tha se ai nuk mban ‘mëri’ ndaj Mbretit Charles dhe i dëshiron më të mirat familjes së tij.
Ai po ashtu diskutoi për terapinë, relacionin e tij me fëmijët dhe dietën e tij 6 mijë kalorike në ditë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Prindërit e aktorit janë të dy nga Mbretëria e Bashkuar dhe ai kujton festimin e rasteve mbretërore si fëmijë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Source link