Lajme
Osmani takon homologen sllovene në Mynih, flasin për forcimin e partneritetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar në Mynih, ku aktualisht po mbahet Konferenca për Siguri.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ndër të tjera kanë folur për forcimin e partneritetit, përcjell Klankosova.tv.
“Bashëpunimin e ngushtë me Slloveninë do ta vazhdojmë edhe gjatë mandatit të Presidentes së re Nataša Pirc Musar. Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
Source link