Sport

VIDEO/ Chelsea në “kolaps”, “blutë” humbasin përballë Southampton – Abc News

schedule18:04 – 18 Shkurt, 2023

Ka përfunduar me rezultatin 0 me 1, përballja e zhvilluar në “Stamford Bridge”, mes vendasve të Chelsea dhe Southampton, me këta të fundit që kanë shokuar “blutë”, duke i “rrëmbyer” 3 pikë të arta falë fitores minimale.

Për golin e vetëm të sfidës do të mendonte kapiteni i Southampton, James Ward-Prowse, i cili “mposhti” portierin Kepa në fundin e pjesës së parë, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi nga më shumë se 25 metra distancë.

Kjo është ndeshja e 5 radhazi që Chelsea nuk njef fitore në të gjitha kompeticionet dhe e 4-ta përsa i përket kampionatit. Megjithatë, besimi i bordit të “bluve” te tekniku Graham Potter duket i “palëkundur”. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button