Hoxha i ri i fshatit Halabak të Podujevës përçan xhematin, disa e sulmojnë e disa e mbrojnë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Halabak të Podujevës, pasi që hoxha i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, me të shkuar për herë të parë për të kryer ritet fetare, është tentuar të pengohet nga katër persona, pasi që nuk janë pajtuar me imamin e caktuar nga BIK-u. Të njëjtit kanë tentuar që ta sulmojnë hoxhën, por ky i fundit është mbrojtur nga tre të tjerë, me njërin prej tyre që ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër personat që tentonin të pengonin hoxhën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Grupi i tre personave që mbrojtën hoxhën gjenden në arrati, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur një fotroll e revoles.
I gjithë rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.
Source link