Sport

Leipzig nuk e “lëshon”, Gvardiol “ëndërron” për Chelsea-n – Abc News

schedule22:34 – 19 Shkurt, 2023

Pas sigurimit të shërbimeve të Christopher Nkunku, një tjetër lojtar i Leipzig kërkon t’i bashkohet “bluve” të Londrës. Më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësin e talentuar kroat Josko Gvardiol, i cili prej kohësh po kërkon kalimin te Chelsea.

Në një intervistë për “The Times”, kroati tregoi për dëshirën e “bluve” për ta pasur atë në Londër, por bordi i gjermanëve e refuzoi një gjë të tillë.

“Isha në një ngërç sepse një muaj para se të hapej dritarja e transferimeve, drejtori sportiv më tha: “Nuk do të të shesim, ne kemi nevojë për ty, ne besojmë në ty”. Mendova se ky opsion më përshtatet, jam gati të qëndroj, më pëlqen këtu, thjesht duhet të vazhdoj të punoj me veten time, të luaj, të fitoj diçka. Dhe kështu ishte deri në dy ditët e fundit të gushtit.

Agjenti im telefonoi dhe tha se Chelsea është jashtëzakonisht i interesuar për një transferim. Sigurisht, nuk mund të mos mendohet për një ofertë serioze nga një klub kaq i madh si Chelsea. Leipzig tha se nuk donin të më shisnin.

Ishte shumë e vështirë për mua të pajtohesha me një vendim të tillë të them të drejtën. Tani jam në Leipzig. Ky është viti im i dytë dhe do të ishte mirë të kisha edhe një sezon tjetër. Por le të shohim.”,- është shprehur Gvardiol. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button