Publiku thërret emrin e Luizit në koncertin e tij – reagon Butrint Imeri

Këto ditë kudo në rrjetet sociale, e më së shumti në TikTok, kanë qarkulluar video nga koncerti i fundit i Butrint Imerit.
Në videot që tashmë janë bërë virale në një moment dëgjohet publiku që thërret emrin e Luiz Ejllit.
Kjo u tha si diçka e vërtetë pa dyshuar se mund të ishte e edituar, siç ka mohuar së fundmi artisti shqiptar.
@andreaaaaaaa80 #andreaaaaaaa80 #qorribibes ♬ suono originale – andreaaaaaaa80 ✔
Krijuesi i hitit “Lejla” ka publikuar në llogarinë e tij në InstaStory disa video e fotografi nga koncerti.
“Fake, fake, fake”, thuhet në njërin nga postimet që në shqip i referohet diçkaje që nuk është e vërtetë.
Ai me këtë duket se ka tentuar të mohojë lajmet se fansat e tij thërrasin emrin e Luizit në performancat e mbrëmjet që mban.

Foto: Screenshot/Instagram
Kiara ndërkohë ishte në lidhje me Butrintin shumë vite më parë, kur të dy ishin 20-vjeç.
Prezantuesja ka nisur një romancë të re në Big Brother VIP Albania me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram