Sport

VIDEO/ Dortmund i bashkohet kryesuesve me “klas”, “verdhezinjtë” të frikshëm përballë Hertha Berlin – Abc News

schedule20:53 – 19 Shkurt, 2023

Dortmund duket se ka marrë “flakë” në vitin 2023, ku që prej ndeshjes së parë të këtij viti nuk njeh asnjë rezultat tjetër përveç fitores, ku sot ka regjistruar të radhës. Në “Signal Iduna Park”, vendasit kanë “shkatërruar” me rezultatin 4 me 1, miqtë e Hertha Berlin, në një përballje të vlefshme për javën e 21-të, të Bundesliga.

Vendasit i vulosën fatet e përballjes që në pjesën e parë, teksa arritën të shënonin 2 herë, fillimisht me Adeyemi në minutën e 27’ dhe më pas Donyell Malen, në minutën e 32’. Kundërpërgjigjja e Herthas do të vintë në pjesën e dytë, ku gjetën rrugën e rrjetës me anë të Tousart, duke “rihapur” për disa minuta fatet e sfidës.

Mirëpo, vendasit kishin plane të tjera dhe arritën të shënonin edhe 2 gola të tjerë, fillimisht me kaptinen Marco Reus, në minutën e 76’ dhe më pas Julian Brandt në minutën e 90’ futi emrin në listën e golashënuesve.

Me këtë fitore Borussia Dortmund arriti në kuotën e 43 pikëve dhe i bashkangjitet Bayern Munich dhe Union Berlinit të cilët janë me pikë të barabarta me “verdhezinjtë”, duke e kthyer kështu në një “luftë” të vërtetë rrugëtimin drejt titullit kampion. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button