Shqiperia

VIDEO/ Qindra hektarë pyje e kullota përfshihen nga zjarri në Klos, kjo është situata – Abc News

schedule15:41 – 19 Shkurt, 2023

Qindra hektarë pyje e kullota të Bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga zjarri.

Zjarri i fuqishëm ka  avancuar nga era dhe ka arritur deri në aksin nacional Qafe e Buallit – Klos, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Zjarri ndërkohë është përhapur edhe në pyjet e territorit të bashkisë Bulqizë, ku siç shihet nga pamjet i gjithë qyteti i Bulqizës është mbuluar nga tymi, bën me dije gazetari i ABC News, Neki Feta.

Dy zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët pasi kishin vështirësi për shkak të terrenit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit.r.t/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button