Shqiperia

Aktori Bujar Asqeriu vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës – Abc News

schedule23:15 – 24 Shkurt, 2023

Aktori Bujar Asqeriu ka marrë këtë mbrëmje titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës. Menjëherë pas premierës në Vlorë të dramës “Gjaku i Martirëve të Kombit”. aktori i mirënjohur është vlerësuar me titullin e lartë në prani edhe të drejtuesve të pushtetit vendor dhe deputetëve të Vlorës.

Një titull i akorduar me vendim të Këshillit të Bashkisë Vlorë ndërsa i është dorëzuar në skenë nga kryetari i Bashkisë, Dritan Leli. Pas emocioneve që ka dhuruar për artdashësit, menjëherë pas shfaqjes aktori është shprehur i emocionuar duke pranuar se nëse një vlerësim të tillë e merr në qytetin e tij do të thotë se ka bërë diçka të mirë në karrierën e tij.

Emocione për rreth një orë e gjysmë kanë përjetuar artdashësit në një shfaqje që do të vijojë edhe në fundjavë në skenën e Teatrit “Petro Marko”. /abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button