Show-Biz

Blasta lëndohet aksidentalisht nga Artani në vend intim, largohet nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor

Pak para spektaklit të natës së sotme (e premte), banorët kanë qenë duke bërë përgatitje.

Disa prej tyre janë parë duke u rregulluar, e disa të tjerë kanë zgjedhur rrobat të cilat kishin për t’i veshur.

Në një moment shihet Artani teksa ia hekuros një bluzë Blastës, të cilën duket se e kishte zgjedhur për këtë Prime.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë që vazhdoi duke e hekurosur trikon, ai e lëndoi në vend intim, siç shihet edhe në videon e ndarë në rrjete sociale.

Pas fillimit të spektaklit, moderatori i Big Brother, Alaudin Hamiti tregoi se Blasta është larguar nga shtëpia për të marrë trajtim mjekësor.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai theksoi se u nis për në spital dhe se nuk beson që do të kthehet për këtë mbrëmje.

Ndryshe, këngëtari nga Ferizaj do të rikthehet në shtëpinë e famshme të Kosovës në momentin që ndihet më mirë. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button