Kosova

Britania e Madhe mirëpret angazhimin e Kurtit që propozimi për dialogun të diskutohet të hënën

Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë që e ka mirëpritur angazhimin e  kryeministrit Albin Kurtit që të diskutohet propozimi për dialogun në takimin e së hënës me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel.

“Britania e Madhe mirëpret angazhimin e kryeministrit Kurti që propozimi për dialogun të diskutohet në takim të nivelit të lartë të hënën e 27 shkurtit”, ka shkruar Abbott në Twitter.

“Në përvjetorin e parë të pushtimit ilegal rus të Ukrainës, është e rëndësishme që të gjitha përpjekjet të bëhen për ta ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë”.

Abbot tha se Britania ndihet krenare për mbështetjen pakushte që po ia ofron Kosova Ukrainës e cila po vuan nga pushtimi rus, teksa edhe njëherë iu kthye temës së prosperitetit kosovar.

“Ne jemi krenarë për përkrahjen e pakusht të Kosovës për popullin ukrainas, dhe kjo është një shenjë e qartë e vlerave demokratike të Kosovës. Kosova ka një rol të rëndësishëm për ta luajtur përmes angazhimit konstruktiv dhe bërjes së kompromiseve të nevojshme që ia mundësojnë prosperitetin Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

“Është baras e rëndësishme që të sigurojmë një mjedis të sigurt që krijon hapësirën për marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizim të marrëdhënieve”.

“Më 17 shkurt, si një aleat i palëkundur, ne iu bashkuam Kosovës në festimin e 15-vjetori të pavarësisë.

“15 vjet pas pavarësisë, Kosova e ka mundësinë që të bëjë progres në integrimin ndërkombëtar, në zhvillimin ekonomik dhe në ndërtimin e një shteti të suksesshëm. Negociatat e suksesshme do ta krijojnë atë të ardhme”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button