Sport

Do të luftojmë deri në fund – Abc News

schedule23:13 – 24 Shkurt, 2023

Pas triumfit të arritur në “Botërorin e klube” dhe pas “shkatërrimit” të Liverpool, në “Anfield Road”, skuadra e Real Madrid duket se po kalon një moment fantastik dhe tashmë shkon me kokën “lart”, drejt “derbit të Madridit”, ndaj Atleticos, që do të zhvillohet pasditen e nesërme.

Mirëpo, në konferencën për shtyp, ditën e sotme, tekniku i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti ka befasuar jo pak futbolldashësit, teksa tha se Reali do të vazhdojë luftën për të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon.

“Të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është Champions League për Real Madridin . Por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojmë për të gjithë titujt.

Ne do të vendosim të gjithë energjinë tonë për të fituar La Liga-n. Ne planifikojmë të luftojmë në të gjitha garat, edhe pse nuk kemi asnjë avantazh në kampionat”,- u shpreh Ancelotti, në fjalën e saj. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button