Kosova

Gazetarja ukrainase: Jemi shumë të emocionuar nga mbështetja e Kosovës (VIDEO)

Gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, sot në Prishtinë kanë mbajtur një aksion në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Lyudmila Makey për Klan Kosova deklaroi se kjo ditë i ka sjellë frikën më të madhe për familjen e saj, sepse siç tha, ka dy vajza, dhe se kjo është absolutisht ndjenjë e tmerrshme.

gazetaret ukrainas

Gazetarja ukrainase po ashtu deklaroi se është mirënjohëse për mbështetjen që Kosova po i jep shtetit të saj.

“Këta dy ditë kemi shumë aktivitete, në parlament, në komuna, kemi takime me ambasadorë, me kryetarë komunash, me kryeministrin dhe me presidenten, dhe jemi shumë të emocionuar për mbështetjen e Kosovës dhe popullit të Kosovës për Ukrainën”, tha Makey.

gazetaret ukrainas ne prishtine

Krerët e shtetit të Kosovës sot kanë pritur gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në shënimin e njëvjetorit të luftës në Ukrainë.

Edhe komuna e Prishtinës ka mbajtur seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas. Ajo nisi me një minutë heshtjeje në nderim të viktimave, ndërsa u kërkua që bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë këtë shtet.

Pas seancës solemne të Komunës së Prishtinës, e cila u mbajt në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, kryetari Përparim Rama së bashku me një grup fëmijësh lëshuan në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button