Show-Biz

Ivana Knoll merr vëmendje me një tjetër paraqitje provokuese rrugëve të Londrës

Kur festohet një Botëror, ka shumë gjëra rreth tij që do të mbahen mend gjithmonë, përveç, padyshim, ekipi që e ngriti trofeun.

Për shembull, në vitin 2010, viti i Afrikës së Jugut dhe edicioni në të cilin Iker Casillas arriti të ngrinte Kupën e çmuar, ishte Larissa Riquelme ajo që magjepsi botën.

Në Kupën e Botës 2022, ishte modelja kroate Ivana Knoll ajo që doli në qendër të skenës.

Veshjet dhe bukuria e saj kur dilte në stadiume së bashku me paraqitjen e jashtëzakonshme të kombëtares së saj (që doli e treta në garë) e bënë Knoll një nga më të spikaturit e Katarit dhe dikë që mori shumë vëmendje.

Në të kaluarën, të famshëm u krijuan në një mënyrë tjetër, tani, fuqia e rrjeteve sociale është një nxitje e madhe për këto lloj personazhesh dhe fuqia për të marrë shikueshmëri në mbarë planetin.

Një Botëror mund të ndryshojë jetën e një futbollisti dhe në këtë rast jeta e Ivanas ka marrë një kthesë 180 gradë. Që nga paraqitjet e saj në Kupën e Botës, llogaria e saj në Instagram është rritur në 3.5 milionë ndjekës. Tani, ajo tregon jetën e saj plot luks e rrethuar nga njerëz të famshëm dhe futbollistë.

Tani, kroatja ka publikuar një fotografi nga rrugët e Londrës, gjersa ishte për të shijuar një ndeshje të Arsenalit.

Në këtë vizitë në kryeqytetin anglez, modelja përfitoi nga udhëtimi për të vizituar vendet më emblematike të qytetit, ku ka treguar veshjet e saj mahnitëse.

Siç pritej, imazhi është bërë shpejt viral dhe brenda pak minutash ka pasur mijëra pëlqime dhe një mori komentesh. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button