Sport

Jam i përqendruar te shëndeti dhe familja ime – Abc News

Tekniku i famshëm suedez, Sven-Goran Eriksson i ka dhënë fund, ditën e sotme, “marrëdhënies” së tij me futbollin, teksa ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si trajner.

Me një CV të pasur si ish-tekniku i Benfica-s, Manchester City-t, Roma-s, Lazio-s e shumë ekipeve të tjera arriti suksesin e tij maksimal me këta të fundit, ku në vitin 2000 arriti të fitonte Kampionatin italian, Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Evropës.

Vendimi e tij, tekniku suedes e ka dhënë me anë të një letre publike, teksa ka shpjeguar se shkak kryesor nga bota e futbollit është dhe gjendja e tij e rënduar shëndetësore.

“Unë, Sven-Goran Eriksson, për momentin kam vendosur të reduktoj paraqitjet e mia publike për shkak të problemeve shëndetësore.

Jam i përqendruar, për momentin, te shëndeti dhe familja ime, ndaj e kam kufizuar përfshirjen me Karlstadin.

Do të doja të falënderoja komunitetin e gjerë të futbollit dhe miqtë, për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre dhe për faktin se po respektojnë privatësinë time. Dëshira ime është të fokusohem në shëndetin tim dhe familjen time.”,- është shprehur Eriksson. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button