Sport

Ka përvojën dhe cilësinë që na nevojitet – Abc News

schedule22:00 – 24 Shkurt, 2023

Arsenal zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Aston Villa-s, javën e shkuar teksa “përmbysën” gjithçka dhe triumfuan me rezultatin 4 me 2 dhe një pjesë e rëndësishme e kësaj performance ishte dhe afrimi më i ri i “topçinjve”, Jorginho.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe tekniku i Arsenal, Mikel Arteta, i cili në konferencen për shtyp përpara transfertës së nesërme ndaj Leicester, tha se cilësia dhe përvoja e një lojtari si Jorginho, duhej në skuadër.

“Ka besim të madh, mjedisi stërvitor po përmirësohet. Me Aston Villa ne kemi treguar se mund të rikthehemi edhe në situata të pafavorshme. Aftësia për të fituar kur ishim poshtë 2-1 është një përforcues i madh i besimit për ne. Jorginho ka përvojën dhe cilësinë që na nevojitet në skuadër dhe në krye të kësaj ai e njeh mirë Premier League-n. Kështu që nuk do të ketë shumë gjëra që e befasojnë”,- është shprehur kreu i pankinës së “topçinjve”. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button