Kosova

Kurti flet me Cholletin, konfirmon qëndrimin për propozimin evropian si bazë e mirë për marrëveshje

Kryeministri  Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kjo bisedë vjen pak ditë para takimit të së hënës në Bruksel.

Sipas një komunikate nga qeveria, gjatë kësaj bisede, Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, njofton Klankosova.tv.

“Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht”.

Gjatë kësaj bisede, Chollet u njoftua nga Kryeministri që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, është shënuar njëvjetori i agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button