Shqiperia

Mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë – Abc News

schedule17:41 – 24 Shkurt, 2023

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shukrov, në një intervistë për Abc News foli për përjetimet e luftës një vit pas pushtimit rus. Diplomati tha se presidenti Zelensky ka mbështetjen e popullit ukrainas dhe se ata besojnë se do të triumfojnë në luftën kundër Rusisë.

“Zelensky ka suportin nga qytetarët ukrainas. Do të doja të nënvizoja se 95 për qind e ukrainasve besojnë në fitoren e kësaj lufte te tmerrshme, do të thosha se ushtarët ukrainas po luftojnë çdo ditë për fitoren në fushë betejë. Në këtë situatë, Ukraina po lufton dhe qëndron falë suportit nga të gjithë shtetet që besojnë në fitoren e saj.

Pikërisht sot Kombet e Bashkuara votuan rezolutën e Ukrainës që përmbante 141 vota suporti, vende që po suportojnë Ukrainën dhe formulën e paqes për të. Ukraina po ndihmohet nga vendet, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Doja të përmendja se kjo rezolutë u votua edhe nga Shqipëria.

Ndërkaq, diplomati ukrainas vlerësoi shumë edhe ndihmën dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga Shqipëria.

“Do të doja të thosha për suportin nga e gjithë bota e civilizuar, edhe për ndihmën që kemi marrë nga Shqipëria, suport financiar, humanitar dhe ushtarak. 400 fëmijë dhe nënat e tyre janë ndihmuar nga shtatori i vitit 2022 dhe me ndihma jo vetëm nga shteti shqiptar por edhe nga njerëzit e thjeshtë.

Përfaqësuesit shqiptar dhe qeveria shqiptare suporton Ukrainën. Ne kemi shumë deklarata politike. Në dhjetor 2022, kur mora pjesë në konferencën e ambasadorëve ukrainas, ishte një moment kur më thanë se Shqipëria është suportuesi dhe asistuesi jonë i madh.”/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button