Lajme

Nxënësit lipjanas triumfojnë në Tiranë, synojnë Amerikën (VIDEO)

Nxënësit e Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashri” në Lipjan, arritën të marrin pesë medalje me shtatë  projektet që i prezantuan në garën ASEF në Tiranë, vikendin e shkuar.

Konkurrenca që ishte nga gjithë rajoni, nuk pengoi teknologët e rinj për sukses, njofton Klan Kosova.

Puna për projektin “qyteti solar” e “seleksionimi i barnave” si dy projekte kampione, nisi moti. Edhe mjetet me të cilat ndërtuan projektet i fituan në garat e kaluara.

Idetë e tyre këta tani do t’i paraqesin edhe përtej oqeanit, në Amerikë, në një garë me mbi 70 shtete.

Për këtë garë veç përkrahjes që kanë nga komuna do kërkojnë edhe atë të Ministrisë së Arsimit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button