Lajme

Profesionistët shpjegojnë efektet anësore të medikamenteve që s’janë, por shiten për shtim dhe humbje peshe (VIDEO)

Muajve të fundit në rrjete sociale po proklamohen disa medikamente për shtim kilogramësh dhe humbje të tyre.

Ani se këto barna nuk janë të regjistruara në tregun farmaceutik në vend.

Për shtim të masës trupore po shitet përmes platformave ‘online’ bari Dekort(Deksametazon) dhe shurupi anti-alergjik Sipraktin.

E, ajo për dobësim është ilaçi Ozempic. Disa nga barnatoret i thanë televizionit prapa kamerave se ka kërkesa për blerjen e tyre pikërisht për këto arsye.

Sipas farmakologut dhe endokrinologut Elton Bahtiri, bari Dekort përshkruhet nga mjeku për gjendje inflamtore dhe nyjeve.

Megjithëkëtë, përdorimi i tabletës Dekort sjell disa reaksione që duken se po ndikojnë në trashësi, duke shkaktuar ënjtje të trupit, njofton Klan Kosova.

Kësisoj efektet anësore janë të shumta kur përdoret për këtë qëllim, si në traktin tretës ku mund të shkaktojë ulçera, të ndikojë në rritjen e sheqerit, dobësi muskulore, hollim të lëkurës dhe dobësim të eshtrave.

Kurse shurupi si anti-alergjik ka efekt të gjumvënës dhe si shkak i kësaj edhe mjekët nuk e rekomandojnë shumë.

Ata që duan të humbasin kilogramë, Ozempic  nuk është zgjidhje, të paktën jo nga ata që nuk kanë diabet dhe pa përshkrim të mjekut përkatës, ngase mund të pësojnë probleme me traktin tretës me vjedhje dhe barkqitje në raste më të rralla edhe ndezje të pankreasit, si dhe ka mundësi të shtimit të rrezikut për sulm në zemër dhe tru.

 Endokrinologu Bahtiri thekson se trashësia nuk trajtohet me ilaçe por me stil të shëndetshëm të jetesës.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button