Lajme

Theret një person në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila potencoi se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.

“Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

“Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button