Lajme

Vazhdon kërkesa për shkarkimin e logopedit Iljasa Fazliu nga ShSKUK-ja

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka vazhduar me kërkimin e shkarkimit të logopedit Iljasa Fazliu nga ShSKUK, pas publikimit të videos ku shihet duke abuzuar me një fëmijë.

Sipas postimit në faqen e qendrës në Facebook, aktivistë të kësaj qendre kanë organizuar një akcion në repartin e Logopedisë, të cilin e shpallën si rrezik për fëmijët, pasi që abuzuesit nuk po largohen.

Ata tregojnë se Fazliu doli të ballafaqohej me aktivistë.

“Ankesa jonë drejtuar drejtorisë së ShSKUK-së nuk ka marrë përgjigjje, sidoqoftë ne do të vazhdojmë të kërkojmë dorëheqjen e Iljasa Fazliut dhe komisionit përgjegjës për rikthimin e tij në punë”, thuhet në postim.

QIPS fton logopedët dhe stafin mjekësor t’i bashkohen thirrjes së saj për të kërkuar “drejtësi dhe hapësirë të sigurtë për të gjithë fëmijët dhe për të ruajtur dinjitetin e punës së tyre, i cili njolloset çdo ditë që lejohet të vazhdojë punën një abuzues në të njëjtën hapësirë me ta”.

Fazliu akuzohet për abuzimin e një fëmiu me autizëm në klinikën private “AAR LOGO PLUS”.

Klan Kosova ka raportuar më herët për këtë rast, për më shumë shikoni storien më poshtë:

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button