Shqiperia

Aksident në aksin Lin – Pogradec, bëhen “copë” dy automjete – Abc News

schedule19:01 – 25 Shkurt, 2023

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht.

Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të lënduar lehtë. Sipas policisë dyshimet e para janë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagështirës.

Në zonë nuk janë parë shenja frenimi ç’ka ngrinte dyshimet e forta për policinë se mjeti tip “Audi”, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur mjetin tip “Ford”.

Si pasojë e aksidentit personat që udhëtonin me mjetin Ford u dërguan në spital për kontroll por nuk kishin asnjë rrezik për jetën, bën me dije gazetari i ABC News, Roland Beqiraj.

Në kohë me shi ky aks rrugor ka numër të lartë aksidentesh pasi drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi të lartë duke shkelur rregullat. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi aksidentin.r.t/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button