Show-Biz

David Guetta tregon fizikun e formësuar gjatë pushimeve në Miami me të dashurën e tij, Jessica Ledon

David Guetta tregoi fizikun e tij mbresëlënës të premten, teksa po shijonte disa ditë pushimi në Miami me të dashurën e tij, Jessica Ledon.

DJ francez, 55 vjeç, duket se ka mbajtur linjat trupore ndërsa u fotografua pa këmishë.

Ai dhe partnerja e tij aktore, e cila është 20 vjet më e vogël, kanë mbyllur thashethemet e ndarjes me pushimet e tyre këtë javë.

Foto: Backgrid

Jessica dukej po ashtu mahnitëse me bikini shumëngjyrëshe së bashku me të dashurin e saj prej gati tetë vitesh.

Davidi u shfaq me një palë pantallona të shkurtra të markës ‘Dolce&Gabbana’ dhe një palë syze të zeza në formë katrore.

Foto: Screenshot/Backgrid

Aktorja nga ana tjetër sipër mbante një rrjetë të hollë të zezë me një palë syze të ngjashme sikurse të muzikantit.

Ky pushim është një provë që tregon se çifti janë ende shumë të fortë, pas thashethemeve për një ndarje.

Foto: Screenshot/Backgrid

DJ dhe artistja e famshme thuhej se kishin kërkuar kohë për romancën e tyre shtatëvjeçare, pasi oraret e tyre dhe angazhimet nënkuptonin se stili i tyre i jetesës nuk ishte më i ‘përshtatshëm’.

Të njëjtit kanë filluar të takohen që nga viti 2015. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Backgrid

Foto: Screenshot/Backgrid




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button