Show-Biz

Fenomeni Luiz dhe Big Brother ‘prek’ edhe të huajt, humoristi shqiptar tregon reagimet e amerikanëve pasi panë BBVA

Tashmë është e dukshme afeksioni që kanë shqiptarët me formatin Big Brother VIP.

Aktualisht ndër programet më të shikuara si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri mbeten spektaklet BBVK dhe BBVA.

E kur jemi te kjo e fundit, duket se fenomeni Luiz Ejlli ka arritur gjer edhe tek të huajt, më saktësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë humoristi shqiptar Edmond Çami, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ai i cili përmes një videoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka treguar se dasma e Luizit dhe Kiarës po ndiqet me interes edhe në kontinetin e largët.

Ai fillimisht ndal një person në park, i cili refuzon t’i bashkohet lojës në basketboll, pasi është duke parë videon e Kiarës dhe Luizit.

Foto: Edmond Çami/Instagram

Më pas videoja vazhdon me një tjetër djalë në palestër, i cili nuk është gati të nisë ushtrimet, pasi gjithashtu po shikon BBVA.

Foto: Edmond Çami/Instagram

E njëjta gjë ndodh edhe me dy miq në një kafene dhe një taksist, të cilët në video thonë se janë të zënë duke e shikuar spektaklin.

Foto: Edmond Çami/Instagram

Kjo video satirike ka marrë vëmendjen e shumë ndjekësve të humoristit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button