Lajme

I shpëtoi një aksidenti, por vdiq nga tjetri (VIDEO)

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ngjau të premten rreth orës 22:30 në Rastavicë të Deçanit. Ai fillimisht ishte vetaksidentuar pasi kishte humbur kontrollin e veturës, e më pastaj kishte dalë nga makina për të kërkuar ndihmë. Por, derisa po e kalonte rrugën ishte goditur nga një makinë tjetër.

E plagëve të marra nuk u mbijetoi, Bilall Hadërgjonaj, që u dërgua fillimisht në spitalin e Gjakovës, e më pas edhe në QKUK. Në vendngjarje dolën organet e rendit e filluan hetimet, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kurse personi që e goditi tashmë të ndjerin është ndaluar për 48 orë. Hadërgjonaj deri vitin e kaluar punonte në Komunën e Deçanit, në sektorin e turizmit, andaj bashkëpunëtorët shprehen të pikëlluar me vdekjen e tij.

Televizioni ka qëndruar edhe te familja e viktimës në fshatin Pobërgjë, që kanë hapur dyert për të pame, por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen për rastin. Varrimi i të ndjerin bëhet të dielën në orën 14 në varrezat e fshatit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button