Sport

“Këto numra nuk kanë të bëjnë fare me mua”, Enzo Fernandez komenton me “modesti” kalimin e tij te Chelsea – Abc News

schedule10:56 – 25 Shkurt, 2023

Padyshim transferimi më i bujshëm i merkatos së dimrit ishte kalimi i argjentinasit Enzo Fernandez nga Benfica te “londinezët” e Chelsea, për plot 120 milionë euro, duke vendosur kështu dhe një rekord të ri, përsa i përket historisë së transferimeve, në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League.

Pas afro 1 muaji heshtje, Fernandez ka folur për herë të tarifën e tij të transferimit, teksa e ka konsideruar shumën e majme të paguar nga Chelsea, si një “pjesë të futbollit” dhe se detyra e tij është të japë gjithçka në fushë.

“Këto numra nuk kanë të bëjnë fare me mua. Kjo është pjesë e futbollit. Detyra ime është të dal dhe të jap gjithçka”,- është shprehur me tepër modesti, Kampioni i botës me Argjentinën. /i.m /abcnews.al 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button