Show-Biz

Luizi kërkon një përballje kokë më kokë me Oltën, Arbana i përgjigjet me satirë: Në çfarë ore e doni këtë dëshirë

Mbrëmja e së shtunës ka nisur me dinamika në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi në fillim të spektaklit, këngëtari Luiz Ejlli pati një kërkesë publike për produksionin, të cilën ia kumtoi moderatores Arbana Osmani.

Ai tha se ka rënë dakord me Oltën dhe dëshirojnë një përballje kokë më kokë, duke shkuar vetëm ata të dy në televotim.

Artisti shkodran theksoi se për të shkuar që të dy vetëm në një televotim kanë rënë dakord edhe të gjithë banorët e tjerë.

Me të dëgjuar këtë, Arbana iu drejtua Luizit duke i thënë: “Në çfarë ore e doni këtë dëshirë?”.

Pas kësaj banorët filluan të qeshin, duke kuptuar se kërkesa e Luizit dhe Oltës është qesharake dhe se rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi e cakton vëllai i madh dhe jo banorët. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button