Lajme

Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50 mijë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Pothuajse 530 mijë persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet.

Mbi 160 mijë ndërtesa me 520 mijë apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button